T TUFA Apps
Flota · për kompanitë rent-a-car

Të gjitha makinat, qiratë dhe kontratat në një ekran.

Sheh kush është i lirë dhe kush kthehet nesër, printon kontratën me një klik dhe fotografon makinën në dorëzim e kthim — nga kompjuteri i zyrës ose telefoni në parking.

Krijo llogarinë e kompanisë — 14 ditë provë falas, pa kartë. I njëjti program dhe e njëjta llogari në Windows, Android, iPhone, iPad dhe Mac.

Flota në telefon: kalendari i makinave në mes, flota me dokumentet dhe sinjalizimet anash

Çfarë bën

Ndjek punën e një kompanie rent-a-car ashtu siç ndodh: rezervim, dorëzim, kthim, pagesë — dhe dokumentet që nuk duhen harruar.

Kalendari i makinave

Një rresht për makinë, 14/30/60 ditë. Klikon një ditë të lirë dhe hap qiranë e re; klikon shiritin dhe hap kontratën.

Kontrata në PDF

Dy faqe A4 me firma në secilën, shqip ose anglisht: klienti, çmimi dhe pagesa, gjendja në dorëzim dhe kthim me skicën e dëmtimeve dhe karburantin. Printohet ose ruhet si PDF.

Dorëzimi dhe kthimi me foto

Kilometrazhi, matësi i karburantit, dëmtimet në skemën e makinës dhe fotot nga telefoni. Në kthim del krahasimi: km, karburant, dëmtime të reja, vonesa.

Sinjalizime për dokumentet

TPL, kasko, kolaudimi, taksa vjetore dhe leja e qarkullimit — njoftim 30 ditë përpara (afati ndryshohet). Edhe servisi sipas kilometrave.

Shpenzimet dhe raportet

Vaj, goma, frena, servis… për çdo makinë. Raporte sipas muajit, automjetit, klientit dhe shtetësisë; fitimi bruto; eksport në Excel.

Stafi dhe pajisjet

Pronari krijon llogari për punonjësit. I njëjti program në kompjuter dhe telefon, të dhënat sinkronizohen në çast.

Pamje nga programi

Shkarko

I njëjti program dhe e njëjta llogari në të gjitha pajisjet.

Windows: nëse del «Windows protected your PC», kliko More info → Run anyway (programi ende s'ka certifikatë nënshkrimi; instaluesi nuk kërkon administrator). Android: shkarkojeni nga Google Play; iPhone, iPad dhe Mac: nga App Store — përditësohen vetë.

Si fillon

Krijo llogarinë

Këtu në faqe (ose në programin për Windows/Android): emri i kompanisë, emaili dhe një fjalëkalim — 14 ditë provë falas.

Shkarko dhe hyr

Në kompjuterin e zyrës dhe në telefonin që del në parking, me të njëjtin email. Stafin e shton nga Cilësimet.

Shto makinat dhe puno

Targa, dokumentet, çmimi ditor — dhe kalendari mbushet vetë me qiratë. Kur të përfundojë prova, zgjidhni abonimin.

Abonimi

Një abonim për kompani, pa kufi përdoruesish apo pajisjesh. Paguhet me bankë ose cash; afati zgjatet në llogarinë tuaj.

Provë 14 ditë

Falas, pa kartë, me të gjitha funksionet. Të dhënat që futni mbeten kur kaloni në abonim.

Abonim mujor ose vjetor

Çmimi sipas madhësisë së flotës — na kontaktoni. Kur abonimi përfundon, të dhënat mbeten të lexueshme; shkrimi rikthehet me rinovimin.

  • Përditësime të programit pa pagesë shtesë
  • Mbështetje në shqip me telefon / WhatsApp
  • Kopje rezervë e të dhënave në cloud (Frankfurt, BE)

Pyetje të shpeshta

Ku ruhen të dhënat?

Në një bazë të dhënash në cloud (Supabase, serverë në Frankfurt, BE), të ndara për çdo kompani: asnjë kompani nuk sheh të dhënat e tjetrës. Fotot ruhen private dhe hapen vetëm nga llogaritë e kompanisë suaj.

Punon pa internet?

Programit i duhet internet për të lexuar dhe ruajtur të dhënat, që kompjuteri dhe telefoni të shohin të njëjtën gjë në çast. Në parking mjafton interneti i telefonit.

Sa përdorues mund të kem?

Pa kufi. Pronari krijon llogari për çdo punonjës nga Cilësimet → Stafi dhe mund t'i pezullojë kur ikin nga puna.

A mund t'i marr të dhënat e mia?

Po: raportet eksportohen në Excel, kontratat në PDF, dhe me kërkesë ju japim gjithë bazën tuaj të të dhënave. Të dhënat janë tuajat.

Harrova fjalëkalimin.

Në ekranin e hyrjes kliko «Harrova fjalëkalimin» dhe ndiq linkun në email, ose na telefono dhe e vendosim ne një fjalëkalim të ri për llogarinë tënde.