Kushtet e përdorimit — Flota
1. Shërbimi
Flota është një program abonimi (software as a service) për menaxhimin e kompanive rent-a-car, i ofruar nga TUFA Consult, Fushë-Krujë, Shqipëri. Programi instalohet në pajisjet tuaja; të dhënat ruhen në re dhe janë të arritshme nga të gjitha llogaritë e kompanisë suaj.
2. Llogaria dhe stafi
Kompania regjistrohet me një llogari pronari. Pronari krijon, pezullon dhe fshin llogaritë e stafit dhe përgjigjet për përdorimin e tyre. Secili përdorues mban fjalëkalimin të fshehtë; llogaritë nuk ndahen mes personave.
3. Prova dhe abonimi
- Çdo kompani e re ka 14 ditë provë falas me të gjitha funksionet, pa detyrim.
- Pas provës, përdorimi vazhdon me abonim mujor ose vjetor, me çmimin e rënë dakord me TUFA Consult. Pagesa bëhet me transfertë bankare ose cash; afati «paguar deri më» zgjatet në llogarinë e kompanisë.
- Kur afati kalon, programi kalon në vetëm lexim: të dhënat shihen dhe eksportohen, por nuk shtohen qira të reja derisa të rinovohet. Të dhënat nuk fshihen me skadimin e abonimit.
- Abonimi mund të mos rinovohet në çdo kohë; shumat e paguara për periudhën në vazhdim nuk kthehen.
4. Të dhënat tuaja
Të dhënat që futni (makina, klientë, kontrata, foto) janë pronë e kompanisë suaj. Ne i përpunojmë vetëm për të ofruar shërbimin, sipas Politikës së privatësisë. Kompania është përgjegjëse për ligjshmërinë e të dhënave që mbledh nga klientët e saj (p.sh. njoftimin e qiramarrësve) dhe për përmbajtjen e kontratave që lëshon; kushtet e përgjithshme të kontratës në program janë një model që kompania e përshtat vetë.
5. Përdorimi i lejuar
Programi përdoret vetëm për veprimtarinë e kompanisë suaj. Nuk lejohet të futen të dhëna të paligjshme, të tentohet aksesi në të dhënat e kompanive të tjera, të kopjohet apo të shpërndahet programi, ose të ngarkohet shërbimi me qëllim dëmtimi.
6. Disponueshmëria dhe mbështetja
Synojmë disponueshmëri të vazhdueshme, por nuk garantojmë punë pa ndërprerje (mirëmbajtje, ndërprerje interneti, ofruesi i infrastrukturës). Bëjmë kopje rezervë të rregullta të bazës së të dhënave. Mbështetja ofrohet me telefon/WhatsApp dhe email në orarin e punës. Përditësimet e programit përfshihen në abonim.
7. Përgjegjësia
Programi është një mjet ndihmës; vendimet e biznesit, kontratat me klientët dhe detyrimet ligjore e fiskale mbeten përgjegjësi e kompanisë. Përgjegjësia jonë kufizohet në shumën e paguar për abonimin në 12 muajt e fundit. Nuk përgjigjemi për humbje të tërthorta (fitim i munguar, dëme nga vonesa).
8. Përfundimi
Kompania mund ta mbyllë llogarinë në çdo kohë me kërkesë në info@tufa.al; para mbylljes ju japim eksportin e plotë të të dhënave. Ne mund ta pezullojmë shërbimin për shkelje të këtyre kushteve, me njoftim.
9. Ligji i zbatueshëm
Këto kushte rregullohen nga ligji i Republikës së Shqipërisë. Mosmarrëveshjet zgjidhen me mirëkuptim; në të kundërt, nga gjykata kompetente në Shqipëri.
10. Kontakti
TUFA Consult · Fushë-Krujë, Shqipëri · info@tufa.al · +355 69 60 52 163