T TUFA Apps

Programe të thjeshta për punën e përditshme të biznesit tënd.

Të ndërtuara nga TUFA Consult për bizneset në Shqipëri: i njëjti program në kompjuter dhe në telefon, të dhënat e sigurta në cloud, mbështetje në shqip.

E disponueshme — në shfletues, e instalueshme në telefon dhe në kompjuter

AutoSales ERP

Për importuesit dhe shitësit e automjeteve.

Blerja regjistrohet duke skanuar fletën doganore me telefon: shasia, vlera, kursi, transporti dhe dogana plotësohen vetë. Kostoja reale e çdo mjeti, çmimi i shitjes me Marzhin e Fitimit dhe TVSH-në, kontrata e shitjes në PDF dhe raportet e blerjeve, shitjeve dhe stokut me eksport në Excel.

AutoSales ERP në telefon: stoku, kostoja e mjetit dhe shitja
E disponueshme — Windows, Android (Google Play), iPhone, iPad dhe Mac (App Store)

Flota

Për kompanitë rent-a-car.

Kalendari i makinave, kontrata e qirasë në PDF (shqip/anglisht), dorëzimi dhe kthimi me foto të dëmtimeve, shpenzimet dhe servisi, sinjalizime për TPL, kasko, kolaudim dhe taksa, raporte me eksport në Excel.

Flota në telefon: kalendari i makinave, flota dhe sinjalizimet
Në zhvillim

Programi i radhës

Programe të tjera të së njëjtës familje — për dyqane, farmaci dhe biznese shërbimi — po përgatiten. Nëse ke një nevojë konkrete, na shkruaj: ndërtojmë sipas punës reale të biznesit tënd.