T TUFA Apps

Politika e privatësisë — Flota

Në fuqi nga 1 tetor 2026. Vlen për aplikacionin Flota në Windows, Android, iOS dhe web, të ofruar nga TUFA Consult, Fushë-Krujë, Shqipëri (më poshtë «ne»).

1. Çfarë është Flota dhe kush është përgjegjës për të dhënat

Flota është një program për kompanitë rent-a-car: makinat, qiratë, kontratat, dorëzimi/kthimi me foto, shpenzimet dhe raportet. Të dhënat që një kompani fut në program (klientët e saj, kontratat, fotot) i përkasin asaj kompanie; kompania është kontrolluesi i këtyre të dhënave sipas Ligjit nr. 9887/2008 «Për mbrojtjen e të dhënave personale» (i ndryshuar) dhe, kur zbatohet, GDPR-së. Ne i përpunojmë ato vetëm për të ofruar shërbimin, si përpunues në emër të kompanisë.

2. Të dhënat që mbledhim

Nuk mbledhim të dhëna për reklama, nuk përdorim gjurmues (tracker) të palëve të treta dhe nuk shesim të dhëna.

3. Lejet në telefon

Nuk kërkojmë vendndodhjen, kontaktet apo mikrofonin.

4. Ku dhe sa kohë ruhen

Të dhënat ruhen në infrastrukturën e Supabase Inc. (serverë në Frankfurt, Bashkimi Europian), e ndarë për çdo kompani dhe e mbrojtur me rregulla aksesi në nivel rreshti: çdo llogari sheh vetëm të dhënat e kompanisë së vet. Lidhja është e koduar (TLS). Të dhënat ruhen sa zgjat marrëdhënia me kompaninë; pas përfundimit të abonimit mbeten të lexueshme për kompaninë dhe fshihen me kërkesën e saj ose pas 12 muajsh pasiviteti, me njoftim paraprak.

5. Kush i sheh të dhënat

Nuk i ndajmë të dhënat me palë të tjera, përveç kur e kërkon ligji.

6. Të drejtat tuaja

Pronari i kompanisë mund të kërkojë në çdo kohë kopjen e plotë të të dhënave të kompanisë, korrigjimin ose fshirjen e tyre dhe mbylljen e llogarive. Qiramarrësit (klientët e kompanive) duhet t'i drejtohen kompanisë me të cilën kanë lidhur kontratën; ne e ndihmojmë kompaninë t'i përmbushë këto kërkesa. Për fshirjen e llogarisë suaj: shkruani te info@tufa.al nga emaili i llogarisë.

7. Ndryshimet

Nëse kjo politikë ndryshon, versioni i ri publikohet në këtë faqe me datën e re; për ndryshime thelbësore njoftojmë brenda programit.

8. Kontakti

TUFA Consult · Fushë-Krujë, Shqipëri · info@tufa.al · +355 69 60 52 163


Privacy policy (English summary)

Effective 1 October 2026. Flota is a fleet-management app for car-rental companies, provided by TUFA Consult (Albania).

We collect account data (email, name, encrypted password, company, role) and the business data your company enters (vehicles, rentals, customer details, contracts, inspection photos, expenses). Your company is the data controller; we process the data only to provide the service. Data is stored on Supabase infrastructure in Frankfurt (EU), isolated per company and encrypted in transit. The camera and photo library are used only when you choose to take or upload a photo. We do not use advertising, third-party trackers, or sell data. Company owners can request a full export, correction or deletion of their data and the closure of accounts at any time at info@tufa.al.